Ditët e fundit, një parashikues arrestimesh nga SHBA, zoti Pilinci, ka shpallur listën e re të arrestimeve.
Këtë radhë, lista është e mbushur me emra gazetarësh, duke filluar nga Fevziu, Rakipi, Bushati etj.
Edhe në paralajmërimin për valën e tretë të arrestimeve, Muli nuk ishte përsëri.
– Më duhet patjetër të jem në një listë arrestimesh, tha Muli.
– Po, pse të duhet, tha Lelo?
Nuk është problem, u themi këtyre gazetarëve që rrinë te SPAK dhe të fusin, po çfarë të duhet?
-Po ja, të gjithë po hyjnë në listë dhe po bëhen heronj.
Unë mbeta vetëm në rubrikën e humorit.
– Ta rregullojmë, tha Lelo, mos u mërzit.
Por puna është se kush do jetë në listën e vërtetë, këto lista janë të kot, nuk bëjnë punë.
– Po, atë hall kam, tha Muli.
Se të gjithë thonë se do jetë Zeni, dhe ka ngjallur panik në parti.
Është më mirë të hapim fjalë që jam unë.
– E vërtetë, tha Lelo, se kjo mund të ngjallë edhe entuziasëm.
Do ta shqyrtojmë.
Do bëjmë diçka, se kështu së paku e harrojnë se mund të arrestohet Zeni dhe do ta shtyjmë për disa ditë.