Sikur të mos mjaftonte “Operacioni Fshesa” i Lul Bashës më 2 të natës, sot në mëngjes Mulit i erdhi dhe lajmi i trishtë i dezertimit të Evi Kokpalarit.
Dezertimi i saj kërkon një analizë të hollësishme, për shkaqet që e kanë nxitur, por Muli shpreson se mund të jetë punë xhelozie me zonjën Karo.
Për këtë, ai shpreson shumë që pasi zonja Karo të marrë lejen e lindjes, zonja Kokpalari të rikthehet përsëri, ashtu si zonja Karo zëvendësoi paraardhësen e saj, pasi mori lejen e lindjes.
Po kështu, shqetësues qe dhe distancimi i të vetmit “Kim” që ishte me Doktorin, dhe ai nga Maqedonia.
Shkak mund të jetë bërë akuza e Doktorit se Lulin e mbrojtën “vëllezërit myslimanë” nga Maqedonia.
Por ka zëra se ai po ashtu është tronditur kur ka parë rrogat e kolegëve të tij, që paguhen dhe nga Beketi, dhe nga Zeni.
Por më shqetësuse se këto, është fakti që në listën e përjashtimit, Luli kishte anashkaluar disa figura aktive të Foltores, si Luçianon, Leskajn apo zonjën Koti nga Korça.
Kjo ngriti dyshimet se ata mund të jenë agjentë të Lulit në Foltore.
Po ashtu, është interesante se si disa të tjerë si Belindi dhe ndonjë tjetër, vetëm u paralajmëruan.
Kjo situatë e bënte shumë dëshpëruese gjendjen në kampin e Doktorit, ndaj Muli vendosi të dalë me një qëndrim publik ndaj diferencimeve që Lul Basha po bën ndaj listës së Doktorit.
Në deklaratën e tij, ai thotë:
“Lul Bash apo diferencon mbështetësit e Foltores për qëllime diversioni.
Tendencat e tij për të bërë diferencime mes mbështetësve të Doktorit janë një diversion që ne e hedhim poshtë me neveri.
Nuk ka tradhtar dhe pak tradhtar mes nesh.
Ne jemi të gjithë me Doktorin, përveç besëprerit që tani e dimë kush është”.