Muli është i shqetësuar se, sipas zakonit të SPAK-ut, kur godet një të madh majtas, vjen radha e një tjetri nga krahu tjetër.
Duke biseduar me Lelon sot, supozonte se çdokush mund të jetë në qendër të gotijes.
– Doktorin se prekin dot më, tha, kanë vendosur brenda Metën.
Vetëm po na goditën Mediun.
– Mundet, tha Lelo.
– Po të paktën ta godasin para 24 marsit, që të mos na rrëzojnë kot vendin në listë, tha Muli.
– Atë nuk e kemi në dorë, tha Lelo. Po, me aq që është.
– Frika e madhe që kam është për Zenin.
Jam gati të shkoj unë në burg para tij, sepse pa mua fushata do të zhvillohet, partia do të menaxhohet pa mua, por pa atë, ne mbetemi pa një kokër leku, sepse ai ka gjithë lekët.
Dhe ai nuk ia beson askujt ato.
Kjo do të ishte një gjëmë e madhe.
– Nuk besoj, tha Lelo.
Nuk mund t’i marrin nën hetim Doktorin dhe djalin.
– Atëherë vetëm nëse marrin Doktorin për 21 janarin, tha Muli, sepse nuk ka ca të bëjë tjetër.
– Nuk besoj, tha Lelo.
Tani i themi LaCivitës, se ai duhet të ndreqet; nuk guxojnë më.
– Nuk e di, tha Muli, por unë ua kam frikën.
Sa të vijë llafi nga SHBA deri këtu, ato do të na çojnë tek 313. Nuk bëhet shaka.
Ishalla qoftë në mendjen time, se unë prish pak punë.
Vetëm Zeni të mos jetë aman.
– E vërtetë, tha Lelo me vete, me ty do të luftojmë dy herë për t’i marrë.