Pjesëmarrja e pesë kryetarëve të bashkive të Doktorit në takim me Ramën e tronditi Mulin.
Në atë moment ai u kujtua që asnjë nga ata të pestë nuk ka ardhur tek rrugica poshtë penxheres.
Dhe kjo ju duk edhe më e rëndë.
Duke diskutuar me Lelon se si ta justifikojnë këtë në publik, Muli propozoi fillimisht që të bëjnë sikur i kanë dërguar vetë.
-Hapim fjalë që i çuam vetë, që të mësonim se çfarë kanë diskutuar brenda mbledhjes, tha Muli.
-Këtë s’ta beson njeri, tha Lelo, se ne na raporton gjysma e socialistëve dhe nga mbledhjet e kryesisë e jo më nga mbledhja e kryetarëve të bashkisë.
Të gjejmë ndonjë gjë tjetër më të besueshme.
-Po çfarë të themi, tha Muli?
Të themi që në kuadrin e bashkëpunimit për komisionet hetimore, vendosëm t’i lejojmë të shkojnë dhe bashkiakët në mbledhje.
Ta quajmë normalizim dhe këtë.
-Normalizim me Doktorin në penxhere s’ka, tha Lelo.
Por ta quajmë nën frymën e Gazit.
-Çfarë d.m.th nën frymën e Gazit, tha Muli?
-Që bashkimi me Gazin ka krijuar një frymë bashkëpunimi dhe epërsie mbi Ramën, dhe ai është detyruar t’u lutet bashkiakëve të shkojnë në takim, që të përfitojnë dhe ata nga qeveria.
-D.m.th këta ta quajmë frymë e Gazit thua ti?
Çfarë d.m.th frymë njëherë?
-Frymë është gjithçka që ndjehet, por nuk shikohet me sy, tha Lelo.
-Ëhë, po atëherë dhe pordha frymë u quajtka, tha Muli.
Këto janë pordhët e Gazit.