Shpallja e datës së zgjedhjeve më 4 gusht e ka vënë në siklet Mulin. Thirri me urgjencë kryesinë e PD .
-Dua të di tha, kush nga anëtarët e kryesisë ka shtëpi apo vilë në Himarë.
Në sallë ra heshtja.
-Më duhet urgjent tani tha Muli. Filloni flisni. Apo ti zë më rradhë.
Përsëri heshtje në sallë.
-Çfarë keni pse nuk flisni tha Muli?
-Po përse duhen tha Bylykbashi.
-Ore nuk është kontroll pasurie por na duhet të organizohemi ku të flemë në Himarë se kemi zgjedhjet tha Muli.
Në sallë u ndje një lehtësim.
-Filluan të gjithë të flasin.
-Unë kam një kushëri tha Labana ka vilë ai.
-Dhe unë kam një njeriun tim kam ku fle tha Oerti.
-Unë kam shok Lul Morinën tha Paloka rri andej.
-Edhe unë kam një shtëpi të vëllait tha Ivi.
-E shumë mirë mjafton tha Muli. Rëndësi ka të keni ku të flini.
-Unë do shkoj e të vij në Sarandë se kan tre vëllezërit dhe motra shtëpi aty tek Enti i Banesave.
Tani duhet të mobilizohemi fort të fitojmë më 4 Gusht. Ska pushime. Ska lart e posht. Të gjithë aty se tani jemi dhe të bashkuar.
-Po kë kemi kandidat tha Lelo?
-Atë e cakton Beleri tha Muli. Se tani jemi jo vetëm të bashkuar me njëri tjetrin por dhe me PBDNj. Tani kemi kryetar fushate një eurodeputet.
-Epo ti sqarojmë demokratët tha Lelo, që këtë radhë mos ta shajnë Evropën se mos vazhdojnë avazin ata.