Muli po merrte lajme të kqëija nga Himara që në mëngjs dhe thirri lelon.
-Më rreshto ca arsye që të deklarojmë si na manipuloi zgjedhjet Edi Rama, i tha Muli.
-Po ja, ta nisim me ato klasiket, tha Lelo.
Dhuna policore qe në maksimum.
-Jo këtë, tha Muli, se e kemi konsumuar shumë.
-Paratë e drogës blenë votat e himariotëve.
-Kjo na duhet për në Laç dhe Shkodër, tha Muli. Ndonjë tjetër.
-Mafia e tokave bleu mandatin e Tavos, tha Lelo.
-Dhe kjo na prish pak punë se shumë toka aty i ka Zeni.
-Po kjo e Vangjel Dules, tha Lelo, që të kërkojmë të njihet mandati i Belerit, jo këto zgjedhje.
-Po kjo është pak vonë, tha Muli.
Vangjeli ka hall se mos fiton vërtet Gjikuria, ndaj e thotë.
Po ne e dimë që humbet.
-Atëhere kjo e kartave të skaduara na mbetet, tha Lelo.
Por problemi është se votuesit janë rritur më shumë se çdo herë dhe nuk janë ulur.
-S.ka rëndësi, tha Muli.
Themi që keni penguar tanët dhe keni shtuar tuajët.
Me këtë do mbahemi.
-Dakord, tha Lelo.
Atëhere të akuzojmë Ramën se qëllimisht bëri identifikim elektronik të votuesve që t’ua hidhte fajin aparateve të identifikimit.
Ky ka qenë mekanizmi i manipulimit.
Në zgjedhjet e ardhshme nuk do pranojmë as identifikim elektronik, as numërim elektronik.