Pas debateve mbi financimin e Fundo-rinës nga ministra socialistë, Muli vendosi ta hetojë vetë situatën e tij financiare.
Dyshimet e Doktorit se ai mbahet nga lekët e socialistëve, vetëm që të thuhet se “ka dhe një demokrat me SPAK” për t’u përdorur kundër tij, janë të thella.
Madje Doktori ka dhënë urdhër të mos qaset më në oborr të SHQUP-it.
Për këtë, Muli nisi të bëjë disa llogari.
Nga llogaria e parë, i rezulton se Fundo-rina ka një situatë të pazakontë financiare: ai ka gjendje cash, por shumë pak para në bankë.
Për këtë, Muli pyeti Lelon:
– Si është e mundur kjo?
– I ka ndodhur një hall, tha Lelo.
Rama ka dhënë urdhër: “Po pashë më lekë ministrash te Fundo-rina, dorëzoni mandatin.”
Dhe ata ja çojnë të gjitha me zarf.
Pastaj ka nisur një hall edhe më i madh me biznesmenët që ky u vë gjoba.
Në fillim e hëngri Zamua nga biznesi.
Meqë ai i jepte një reklamë modeste, gjithë mediat e sulmonin Zamon, ngaqë Fundo-rina është fytyrë e urryer për të gjithë.
Mezi i sqaronte njerëzit që “nuk ka punë me mua ai, thjesht i jap një reklamë të vogël”.
U detyrua ta hiqte dhe t’ia dërgonte pagesën me shoferin.
Kështu vazhduan me radhë të gjithë biznesmenët e gjobitur prej tij, derisa më në fund kanë mbetur disa që paguajnë me klering.
Tani ai mban 30 vetë në punë, në të zezë, dhe merr lekët me zarfa, sepse biznesmenët janë në hall nga njëri-tjetri nëse u shfaqet emri te reklamat.
Tani thjesht i japin lekët që të mos i shajë, dhe as nuk e duan reklamën.
Pastaj nga politikanët e hëngri Ridvani.
Çdo sharje e Fundo-rinës në portal, i kthehej në sherr.
I thoshin: “Ti po na sulmon vetë!”
– Po jo bre burazer, se s’kam gjë me atë mut!
Po ka ngel në derë që atëherë që punonte edhe për Fiksin, edhe për mua.
Ai pa qenë agjent i dyfishtë, s’fle dot gjumë, u betua Ridvani.
Por nuk e besonin… derisa e zboi dhe ai.
E kështu vazhdoi me të tjerët me radhë, duke i zbuar të gjithë miqtë e vet.
– Qenka bir kurve, tha Muli.
Kështu duket si autik, por qenka metodë e mirë kjo.
Po tani si t’ia raportoj Doktorit?
T’i them që ka lekë apo që s’ka?
– Thuaji që nuk është mirë me lekët, tha Lelo. Kështu qetësohet ai.
Është më mirë t’i thuash që është keq me lekët, sesa t’i thuash që është ndarë nga ministrat e Ramës.
E gëzon më shumë ajo e para.