Publikimi i lajmeve mbi Kullën e Zenit e mërziti Mulin.
-Duhet të gjejmë një shpjegim tha Muli, se do na prishi punë kjo kulla. Se për dreq qenka dhe kulla më e lartë deri tani. Do thonë demokratet dakord që Rama e respekton Zenin, po pse kullën më të madhe?
-S’kemi ça themi tha Lelo. I vetmi justifikim është se Zeni ka emrin e malit Shkëlzen në Tropojë dhe ai është më i lartë se Dajti. Ndaj dhe kulla e Shkëlzenit, normal që do jetë më e lartë se Mali i Tiranës që është Dajti.
-Ky është një argument i mirë tha Muli. Po të gjejmë dhe ndonjë arsye që t’ua themi nën zë.
-Nën zë do tu themi se revolucioni ka nevojë për kulla, pasi nuk kemi ku t’i gjejmë lekët. Se dhe vetë kullat janë në një farë mënyrë revolucion. I vetmi vend që na ka ngelur të protestojmë është vetëm tuneli i Llogorasë dhe para Bashkisë. Këto të tjerat duhet parë me kujdes se na duhen lek për revolucionin.
-E vërtet është tha Muli. Por kur të mbarojë kulla të gjejë vend e të futet Edi Rama, se është mësuar që Doktori del në penxhere kate të 8-të. Kur të dalë në majë të kullës 65 kate, ka për tu tmerruar.
-Po pra tha Lelo. Një nga objektivat e Kullës është ta ngremë Doktorin nga kati i 8-të, në katin e 65-të.