Sot Doktori ka ditëlindjen. Edhe pse ka lindur më 1 Korrik, kur u bë Sekretar partie vendosi ta deklaroj ditlndjen më 15 tetor me shpresë që duke festuar në mbrëmje ta kapte dhe ditëlindjen e shokut Enver.
-Me se mund ta gëzojmë sot i tha Lelos?
-Po me se ta gëzojmë tha. Ky Rama si për tua prishur ditlindjen ka caktuar sot hapjen e negociatave. Ja ka kthyer në ditë të zezë.
-Nuk ka rëndësi tha Muli. Ne mund ta kthejmë pozitive. Tua themi shqiptarëve se Evropa i hapi negociatat në ditëlindjen e Doktorit se ai i ka meritat kryesore.
-Këtë e themi tha Lelo, por sigurohu që nuk mërzitet Doktori. Se ai nga Evropa i ka gjithë këto të zeza.
-Ti çojmë një kartolinë nga Salianji se ja ka dhëne këtij Saimrit të Lushnjës . I ka thënë jepja në dorë Doktorit urimin për ditëlindje dhe i thuaj mos ju tremb burgut se në Fier është shumë mirë. Kemi shumicën e burgut me vete. Vetëm Safeti është kundër.
-Kjo është gjë e mirë tha Lelo, se është dhuratë simbolike. Por mund të mërzitet pak se si atyre sot u ka shkuar mendja tek Salianji dhe jo tek ai, që ka ditëlindjen. Ndaj të mendojmë dhe për ndonjë gjë tjetër. Për shembull për ndonjë sulm ndaj këtij Alibej.Se kjo e gëzon më shumë se çdo dhuratë.
-Patjetër tha Muli. Nxjerrim Aldon të thotë logon e ka bërë Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë se është parë duke vizituar zogj.
-Kjo është e bukur tha Lelo. Kjo e gëzon më shumë se dhurata e Salianjit.