Përgatitjet për votimet e së shtunës e kanë mbytur Mulin në punë.
Problemin e parë e ka të zgjidhur, shtypjen e fletëve të votimit.
Zeni i ka bërë gati.
Pyetja në fletë të votimit është: A jeni dakord të shkarkohet Lulzim Basha, besëpreri i Doktorit, nga kreu i PD?
Pastaj ka vetëm një kuadrat për të votuar.
Kush është pro vendos plus, kush është kundër vendos kryq.
Kështu në të gjitha rastet votimi del 100 për 100.
Problemin e ka se 70 kryetarë degësh nuk i lejojnë të votojnë ne seli dhe do t’i duhet ta organizojë në lokale private dhe problemi është se aty mund të vijnë kamera dhe numërojnë njerëzit.
Për këtë Muli ka vendosur që raportimet të jenë të centralizuara në qendër dhe të jepen çdo orë statistikat.
Deri në drekë duhet të raportohet 85 përqind votimi, ndërsa në mbrëmje 97 përqind.
Rezultati i votimit duhet të jetë 95 përqind për shkarkimin e Lulit.
Të gjitha këto do bëhen publike që atë darkë, dhe rreth orës 12:00 të natës, Doktori do marshojë drejt selisë.
Badigardët e tij do marrin me vete pinca, kaçavida dhe leva hekuri për të hapur dyert, ndërsa Muli ka blerë nga një palë brava të reja për t’i rregulluar deri në mëngjes.
Në mëngjes, ngaqë është e dielë, Luli e ka pushim dhe nuk vjen në punë.
Kur të vijë të hënë të gjitha zyrat i gjen të zëna.
Janë marrë masat që për një javë ushqimi të shërbehet në zyrë, që të mos dalin nga selia.
Për ketë arsye janë zgjedhur njerëz qe zakonisht lahen një herë në javë.
Pas kësaj Luli do dorëzohet.