Sot u njoftua se Bashkia ka hequr hekurin ku hipe Ilir Meta. Korniza e hekurt, kishte qenë më parë një parullë e kohës së Komunizmit afër lapidarit tek Kodra e Picallës mbi Tiranë.
Pasi e pikasi Meta dhe e panë që ai hipi, ata vendosën ta lyejnë se mos kalonte dikush dhe gërvishtej e infektohej nga ndryshku.
Por kur panë se Ilir Metës I pëlqeu dhe u fiksua, vendosën ta heqin.
-Ky Erion Veliaj është provokator, I tha Lelos. Duhet ta detyrojmë të kthej hekurin patjetër.
-Po pse ta bëjmë kaq të madhe tha Lelo.
-Duhet ta bëjmë patjetër. Nëse ai nuk gjen hekurin u hipën, do gjej ndonjë gjë tjetër, ndonjë gardh fshatari aty afër e do bjerë nga gardhi do ti ngulet ndonjë hu nga as e pastaj koston e bythës tij do ta paguajmë ne si opozitë.
-Nuk besoj që hipën në gardhe tha Lelo, se ai e di që fshatarëve po u preke gardhin vritesh.
-Po më keq akoma, hipën në ndonjë pemë të lart e na bje që andej. Duhet të kthejmë hekurin patjetër se ai 2 metra I lart ishte. Dhe po të bjerë se gjën gjë.
-Po si ta detyrojmë I tha Lelo.
Të enjten në protestë parulla kryesore të jetë, “Riktheni hekurin e Ilir Metës. Aty ku ishte, ashtu siç ishte”
Kjo duhet të jetë parullë kryesore. Duhet ta detyrojmë të kthej hekurin tek vendi. Kjo do jetë shenja e parë e dorëzimit të tij para protestave.