Muli vendosi të shpallë sot veturën fituese të protestës.
Thirri Lelon se si t’i jepnin pak hapësirë në media kësaj pune.
-Duhet të shpallim veturën fituese të protestës, tha.
Tek kryqëzimi i Kamzës makina fituese është imja, por nuk duhet ta deklarojmë se më shajnë pse kushton shumë.
Duhet të shpallim Range Roverin e Lul Bashës që ja morëm bashkë me vulën.
-Po del prapë emri i Lulit, tha Lelo.
-Le ta dalë, tha Muli.
Rëndësi ka që vetura zyrtare e PD të shpallet vetura kampione e protestës.
Në vend të dytë Range Roverin e djalit të Fahriut.
Dhe ai e parkoi shumë mirë anash meje.
Në vend të tretë vetura e Albana Vokshit.
Ajo kushton nja 70 mijë euro.
Pastaj në Shkozet duhet të shpallim fituese veturën e Dash Sulës.
Se ky ka sakrifikuar dhe xhaketën për mosbindjen civile.
Duhet t’i japim pak stimul.
Këtij Ed Palokës mos i jep çmim se ky i merr borxh veturat, si ka të vetat, nuk i ka me djersë.
Këtij Nallbatit jepi një çmim inkurajues, se ka mundësi të ketë veturë më luksoze, se doganier ka qenë.
Në Levan të shpallim fituese BMW e Tritanit, se ai i shkreti nuk fiton kurrë në zone, të paktën të fitojë në Levan.
-Do t’i ngelet qejfi Luan Baçit, se e ka më luksoze, tha Lelo.
-Dakord, po justifikohet se gjirokastritët nuk i tregojnë paratë.
-Po këtë presor Mondin mos ta inkurajojmë fare, tha Lelo?
-Po jo mo burrë, ai dhe një vilë që ka pas marrë kur ka qenë zv. ministër Turizmi në Golem, pas 30 vitesh e nxorri, jo më të nxjerrë veturën.
-Do na mërzitet ky Alizoti, se ai se ka gjë makinën, tha Lelo.
-S’ka problem, se do kemi çmime dhe për biçikletat herën tjetër, tha Muli.
Po sot të inkurajojmë veturat njëherë.