Gjatë vizitës në Bruksel, takimi që i la më shumë mbresa Mulit ishte ai i takimit me eurodeputetin grek Dionisis Beleris.
Në fillim të takimit eurodeputeti iu uroi mirëseardhjen dhe shprehu simpatinë e tij të thellë për guximin që kishte treguar delegacioni i opozitës shqiptare për të udhëtuar nga zemra e diktaturës në qendër të Evropës.
-Unë e kuptoj më mirë se të gjithë, se çfarë sakrificë është të udhëtosh nga tirania në qytetërimin e vjetër evropian, që nis nga antikiteti grek, tha Dionisis.
Vetëm njerëz me zemër luani mund ta bëjnë këtë udhëtim.
-Faleminderit, tha Muli. Nuk pyesim ne për diktaturën, ta dinë mirë dhe këta në Evropë.
Puna është se me çfarë guximi presidentja e Evropës udhëton për në Shqipëri në zemër të diktaturës, pa ne jemi mësuar me diktatura, tha Muli.
-E ajo është e paqartë, tha Dionisis.
Unë do flas me të dhe të tjerë, t’u shpjegoj se çfarë është SPAK dhe si më ka arrestuar mua për 8 vota të blera.
Vetëm tetë vota dhe bëra burg, ato blejnë tërë ato vota e nuk bëjnë burg.
Dhe SPAK vete arreston mua me më pak vota.
Ju duhet të denonconi këtu ata që blejnë shumë vota, jo ata që blejnë pak vota.
-Do ta denoncojmë, tha Muli, ndaj u takuam dhe ju si eurodeputetë.
Nuk di a e more vesh, kanë arrestuar dhe Ilir Metën?
-Po e mora vesh. Edhe këtë krim e ka bërë SPAK.
Ju duhet të protestoni. Pas meje, Meta është udhëheqësi i tretë i opozitës që arrestohet në Shqipëri.
Edhe atë për korrupion. Ky është skandal.
Si nuk gjejnë dot një akuzë tjetër, po vetëm korrupsion. Janë dhe dritëshkurtër.
-Si mund ta bindim Parlamentin Evropian të protestojë për arrestimin e Doktorit dhe Metës, tha Muli?
-Nuk ka nevojë. Do flas unë në mes të sallës, ta dëgjojë gjithë bota.
Ai është institucioni më i lartë i Parlamentit Evropian.
Pastaj Edi Rama të gjejë vend e të futet.
Evropa duhet ta marrë vesh se në Shqipëri futen në burg ata që kapen me 8 vota, ose me pak lekë, dhe jo ata që vjedhin shumë vota e fitojnë shumë lekë.
Kjo është diktaturë.