Pas lajmeve se Ambasada e SHBA ka kontaktuar gjithë partitë politike të opozitës, madje edhe deputetë të PD, përveç Doktorit, Muli u detyrua të bëjë një sqarim për demokratët, përse Doktori e injoron Ambasadën e SHBA:
“Të dashur demokratë!
Jam i informuar mbi shqetësimin tuaj përse Doktori nuk takohet me drejtues të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe pse ata takojnë deputetë të tjerë të PD.
Ambasada e SHBA, që pas largimit të zonjës Kim, i është kthyer vazhdimisht Doktorit për ta takuar, por ai u ka vënë kusht të prerë që duhet t’i kërkojnë falje për deklaratën e zonjës Kim, e cila kishte thënë se demokratët do hanë bar.
Doktori nuk mund të pranojë kurrë të takohet me një Ambasadë që fyen demokratët dhe i konsideron ata si barngrënës, sikur të jenë gomerë.
Ambasada, nga ana e saj, ka thënë se nuk mund të kërkojë falje në emër të zonjës Kim, por janë gati të bëjnë çfarëdo që kërkon Doktori, madje edhe t’i shkruajnë letër presidentit Trump për ta siguruar se Doktori është një burrë i mirë.
Por Doktori nuk ka rënë në këtë kurth.
Ai ka folur disa herë me Trumpin dhe i ka shpjeguar situatën.
Trumpi i ka thënë: ‘Mos u merr fare me ta, nuk ke punë me Ambasadën, ke punë me mua.
Sa të vij unë, do t’i heq nga puna të gjithë’.
Ndaj tani ata po i luten Doktorit për takim, por ai nuk pranon dhe s’ka si të pranojë.
Këta të tjerët që shkojnë në takim janë me leje të Doktorit, sepse ai do të dijë se çfarë planesh po përgatisin ata kundër Shqipërisë.
Duke qenë i informuar, ai ka dhe më shumë argumente kundër tyre tek presidenti Trump.
Pas datës 20 janar, presim zhvillime.”