Muli sot bëri një skandal në Kuvend.
Ai qëlloi me grusht një kameraman që po filmonte nga lart telefonin e Doktorit, ndërkohë që ishte në seancë plenare.
Lelo u përpoq ta minimizonte incidentin, por ishte kurioz në fakt se çfarë kishte filmuar operatori.
Muli i tregoi mesazhet.
Doktori: Ngrihu shpejt rretho podiumin dhe merreni zvarrë Lul pengun.
Kur të çohem unë e dua të hequr andej.
Muli: U nisa. Shkruaj dhe Palokës.
Doktori: I thuaj, zotëri kulla ke marrë ti, jo unë.
Muli: Do ti them e ke kullën më të madhe se ne.
Doktori: Nuk kemi kullë ne mor zotëri.
Kullën e ka shpikur Lul Pengu dhe Lal Plehi.
Muli: Ah po harrova. Le se ja tregoj unë qejfin.
Të vijë dhe Albana për përforcime, kurse Gazi…
Nuk lexohet qartë më tej.
-Qenka serioze, tha Lelo. E paska merituar drurin ai kameramani.
-Ka dhe të tjera, tha Muli.
Por e paralajmërova se po dolën në portal do përgjigjet me kokë.
Porosita dhe këto shoqatat e gazetarëve të bëjnë një deklaratë kundër tij që përgjon Doktorin.
Ma dhanë fjalën, por të shikoj.