• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Muli sqaron demokratet pse Edi Rama mori fund

January 22, 2026
in Humor

Pas seancës së sotme në Kuvend, Muli ishte shumë i zhgënjyer.

— Edhe një kërkesë që kishte opozita nuk na e plotësuan — tha Muli.
— Çfarë kërkese? — i tha Lelo.
— Kërkesa që Shqipëria të mos firmoste me emrin e Edi Ramës.
— Po me kë të firmoste? — tha Lelo.
— Të gjenin dikë tjetër. Dakord, Doktori nuk firmos dot se është “non grata”, por dikush nga opozita mund të gjendej.
— Lëre, iku ajo punë. Po çfarë t’u themi demokratëve tani? — tha Lelo.
— Duhet të nxjerrësh disa teza dhe t’i shpërndajmë — tha Muli.
— Kam bërë disa gati — tha Lelo. — Po t’i tregoj.

Teza e parë:
Edi Rama e ka blerë ftesën me 6 milionë dollarë. Por e ka blerë për të zezën e vet. Trumpi, sa e mori vesh që ia kanë futur ata të vetët se nuk i kanë treguar lekët, i tha të mos shkojë në Davos dhe thirri me urgjencë Osmanin.
— Të pëlqen?
— Shumë e mirë — tha Muli.

Teza e dytë:
Darka me Ivankën nuk ishte private. Presidenti Trump e porositi atë të mos hante drekë vetëm me Ramën dhe ajo porositi 100 mysafirë që të mos ishte vetëm me të. Kështu që ai nuk pati mundësi ta korruptonte.
— Shumë e bukur — tha Muli.

Teza e tretë:
Rama keqpërdori vajzën e Presidentit duke justifikuar mosshkuarjen në Davos me pritjen për vajzën e Presidentit. Ngaqë nuk arriti ta takonte kokë më kokë, ai bëri sikur kishte folur përmes saj me Trumpin. Kjo është nga ato deklarata me të cilat nuk merret Departamenti i Shtetit, por FBI-ja.
— E shkëlqyer — tha Muli.

Teza e fundit:
Rama ka hapur fjalë që do shkojë të firmosë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është gënjeshtër. Me këtë që ka bërë ai, Trumpi i ka thënë Ivankës: ose me mua, ose me Edi Ramën. Dhe ai s’ka më shans t’i japë dorën as Ivankës. Është klasifikuar si person që tenton të korruptojë familjen e Presidentit Trump!
— Kryevepër — tha Muli.

— Problemi është se kush na i boton këto — tha Lelo — se janë pak të çuditshme.
— I çan “Çim Peka” këto — tha Muli. — Për këta janë. Atë punë duhet: nuk duhen për popullin.

Next Post

Gjykata Kushtetuese përball qeverinë me SPAK-un për pezullimin e Ballukut: Ja çfarë duhet të dini për pozicionet e palëve

Groenlanda, Bordi i Paqes, marrëveshja SHBA-BE: Udhëheqësit evropianë mblidhen për një "Samit Urgjent"! Ja çfarë po diskutohet në Bruksel

“Më në fund kuptuan dallimin mes Min. Ekonomisë Tregtisë-së dhe Transporteve dhe Metës”! Ish-presidenti: Nuk bëj lojëra për shtyrje seancash!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved