Impresioni i parë i Mulit ishte se në Strasburg të gjithë flisnin për burgun e Doktorit.
Sapo zbriti nga avionic, pa të shkruar Strasburg.
Me vete mendoi që mund të përkthehet “në burg”.
Nuk guxoi të pyeste kolegët që dinë pak më mirë gjuhë të huaja, por po e shijonte në heshtje.
Edhe gjatë bisedës dëgjonte vazhdimisht fjalën burg.
Edhe para Parlamentit Evropian lakohej fjala burg.
Në tabela rrugësh e zyrash vazhdimisht e shikonte atë burg.
-Jam shumë i çuditur, i tha Lelos. Në këtë qytet flitet vetëm për burgun.
-Po, i tha Lelo. Ndaj zgjodhëm këtë qytet dhe jo Brukselin.
Pasi u rreshtuan para godinës dhe nxorrën parrullat, pritën mos kalonte njeri t’i pyeste, por nuk po kalonte njeri.
Reporteri i Zeni TV i mbaroi pamjet.
Albana pikasi një eurodeputete që po dilte nga godina dhe i tha Tritanit të shkonte t’i fliste, dhe ta pyeste kush janë këta që po protestojnë?
Tritani shkoi e përshëndeti zonjën dhe e pyeti:
-Më falni, dini gjë kush janë këta që protestojnë?
-Jo, tha zonja. Çdo ditë vijnë protestues tek ai vendi.
Me siguri janë këta që shqetësohen për balenën e kaltër që po rrezikohet në Detin e Veriut.
Tritanit i shkoi dëm pyetja.
Përsëri nuk erdhi njeri të pyeste.
Më në fund Albana pa që po dilte një eruodeputet dhe i doli para.
-Përshëndetje, i tha. Vijmë nga Shqipëria.
-Ou, mirëserdhët, i tha ai.
-Po protestojmë kundër qeverisë së korruptuar, i tha Albana.
-Shumë mire, tha eurodeputeti. Të gjithë të korruptuarit e kanë vendin në burg.
-Por ata kanë arrestuar dhe dy liderë të opozitës, tha Albana.
-Ou, shumë mire, tha eurdodeputeti. Kështu duhet të vazhdoni.
Albana u kthye e mërzitur tek grupi.
-Çfarë tha, pyeti Flamuri?
-Duhet të mbështesni luftën kundër korrupsionit, tha Albana.
-Po tani çdo bëjmë, tha Muli?
-Ne duhet të luftojmë korrupsionin në drejtësi, tha Albana. Ky është misioni ynë