Zbulimi i Fevziut se Kryepeshkopi Anastas ka origjinë shqiptare nga nëna, e cila sipas tij ka mbiemrin Malltezi, i ka krijuar Mulit një perspektivë të re përse Doktori këmbënguli të qëndronte në rreshtin e parë në protokoll, duke i zënë vendin Dendiasit.
Zbulimi tregon se Kryepeshkopi e ka mbiemrin Malltezi nga nëna.
Edhe pse Fevziu thotë se është shqiptar, mbiemri në fakt është boshnjak dhe lidhet me muhaxhirët boshnjakë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.
Fakti që një prej këtyre muhaxhirëve ka përfunduar në Lefkadha dhe është nëna e të ndjerit Anastas, tregon që Doktori ka krushqi me Kryepeshkopin Anastas.
Ky zbulim tani shpjegon shumë gjëra:
E para, shpjegon pse Doktori nuk tërhiqej nga rreshti i parë në ceremoni.
E dyta, shpjegon qëndrimin e tij ndaj Kryepeshkopit.
Deri në vitin 1994, ai donte ta dëbonte, por pas vitit 1994 ka pasur raporte të mira me të.
Arsyeja është se pas atij viti ai mësoi që vajza e tij ishte lidhur me një Malltez dhe ai tani ishte krushk me Kryepeshkopin Anastas.
Edhe Kryepeshkopi Anastas e ka mbajtur fshehur këtë lidhje, sepse nuk ka dashur të komprometonte Doktorin si patriot shqiptar kundër Greqisë.
Tani që gjithçka u zbulua, Muli ndjehet krenar që Doktori ka një krushqi të një niveli kaq të lartë.
-Krushqia ngjan, pa bëhet, i tha Lelos.
Nuk kishte si të mos ishte krushk me dikë të këtij rangu.
-E vërtetë, tha Lelo.
Dhe është i pastër, se nga Malltezët vetëm Abi ka aksione te klubi Partizani, të tjerët nuk kanë gjë.