Opozita parlamentare ka paralajmëruar se nuk do ta votojë marrëveshjen për ‘Zgjedhoren.
Ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha se është kurioz të shoh kush do të jetë ai deputet që do të ngrejë kartonin kundër këtij vendimi të rëndësishëm.
“Në momentin kur do të mbyllet, e gjithë kjo paketë që do të marr bekimin e partnerëve ndërkombëtarë që na ndihmuan në arritjen e kësaj dakordësie. Dhe kjo nuk është vetëm për interesin e shqiptarëve, por edhe për integrimin europian. Jam kurioz të shoh kush do të jetë ai deputet që do të ngrejë kartonin kundër këtij vendimi të rëndësishëm”, tha Bylykbashi për Opinion.