Mur Noka, thotë se pas Perandorisë Osmane, Rama është korruptuesi më i madh që ka lindur apo ka shkelur në këtë vend.
Ai tha se ai bashkë me Sali Berishën është i pakorruptueshëm dhe shtoi se agjenda e Alibeajt është që t’i shërbejë Ramës kundër opozitës.
“Ndërkombëtarët e dinë se këtu është realiteti i PD-së, duke përfshirë edhe Yuri Kim. Këtu Rama pas perandorisë osmane është korruptuesi më i madh që ka lindur apo ka shkelur në këtë vend.
Unë jam i pakorruptueshëm bashkë me Sali Berishën dhe ata që jemi aty. Agjenda e Lul Bashës po shtyhet nga Alibasha. Ai është pas tij.
Unë nuk korruptohem, kam qenë 10 vite në pushtet, s’kam nevojë. Kam hyrë me mision për tu shërbyer qytetarëve. Alibasha ka agjendë kundër opozitës”, tha ai.
Ai tha se Edi Rama është një njeri që ka bërë miliona euro afera, ndërsa ai rri në pushtet për shkak se ka blerë diplomatët e huaj.
“Shihni filmat e Sorosit që bën lobingje dhe shpall non grata një njeri që s’ka guxuar t’i bëjë dikush një bisedë për një euro, ndërsa ky tjetri ka bërë allishverishet për miliona euro dhe më thua se ky është i korruptuar dhe ky tjetri, jo që e di gjithë bota.
Rama rri në pushtet sepse ka blerë diplomatët e huaj. Ti shko dhe bëj zëdhënësin e Bashës dhe Alibeajt”, tha Noka.
Por gazetari Reldar Deda iu përgjigj ashpër, teksa u shpreh se njerëzit e Rithemelimit kanë 30 vite që i shkojnë pas Berishës, pa dhënë alternativë qeverisëse.
Ai tha se në Gjirokastër, Tritan Shehu ka marrë zero vota dhe është në Rithemelim dhe nuk bëjnë pyetje për veten. Këta do të korrigjohen dhe të japin alternativë,
“Unë shoh se Rithemelimi dhe njerëzit që i shkojnë pas Berishës, ku demokratët dhe shqiptarët kanë 30 vite dhe që janë rrugëve për hir të opozitës për shkak se nuk përfaqësohen dhe nuk kanë ndërtuar një alternativë qeverisëse, shqiptarët nuk blihen me thes mielli dhe nëse kanë alternativë dhe frymëzim dhe se ky regjim mund të shkatërrohet.
Këta kanë 30 vite që në kohën e komunizmit që janë numri 2 ose 3 pas Berishës. Sot e ke në Gjirokastër ka marrë zero vota dhe është në Rithemelim dhe nuk bëjnë pyetje për veten. Këta do të korrigjohen dhe të japin alternativë, apo do të vijnë këtu dhe të na bëjnë llogje për të provuar njerëz. A do të ndërtohet një alternativë”, tha ai.