Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend.
Krahas fotos së postuar në Facebook, Murrizi shkruan ‘pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm’.
Më tej ai shton ‘shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje’.
Postimi i plotë:
Ore, një gjë nuk e kuptoj dot kurrë me disa vemje dhe rastësorë në politikë që kur kanë ndonjë funksion leshi bëjnë si mendër udhëheqës.
Mirë, makinat që i ndërroni shpesh pa patur asnjë biznes dhe pa punuar asnjë ditë e pa ju thënë kush punë e mbarë, se Kuvendi i ka hequr makinat për deputetët qysh në vitin 2008, përveç Gjekmarkajt që mban dhe roje nga garda, se i “rrezikohet” jeta kur i bie velani.
Po pse rrini ulur mbrapa në makinë dhe kush ju paguan shoferin?
Keni frikë se ju “vret” njeri?
Doni të dukeni të mëdhenj patjetër e të rëndësishëm?
Apo keni frikë se ju fut duart shoferi rrugës?
O pika, që nuk ju bie aty ku kënaqeni shumë se në kokë ju ka rënë ka kohë.
Po kush e ka mendja tek ju dhe kush ju pjerd se çfarë jeni, kor aman.
Po shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje.
Po ju nuk ju thërret as daja në dasmë, mor plehra, se mirë që na e shpifet politika dhe Parlamenti, por po na shpifni edhe makinat duke parë që zbrisni ju nga pas njëlloj siç zbresin Presidenti i Amerikës, Kinës, Rusisë, apo Francës, se në Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Norvegji e Suedi, edhe Kryeministrat shkojnë në zyrë me tren ose biçikletë.






