Deputeti demokrat Myslim Murrizi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së për pazare për marrëveshjen e 5 qershorit.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Murrizi tha se me ironi nuk do e prishin marrëveshjen e 5 qershorit se është si letër dashurie me Bashës dhe Ramës.
Më tej Murrizi nuk ka hequr dorë nga kërkesa e opozitës për hapjen e listave.
“Unë besoj që teatër keni bërë së bashku. Nuk e prish 5 qershorin. Nuk kërkoj ta prishësh se është si letër dashurie. Ta fusësh në kornizë, ta mbash në zyrë.
Me ne i qëndron marrëveshjes siç qenka e drejtë dhe e kërkojnë shqiptarë, me Lulin për t’i bërë qejfin mes të drejtës dhe qejfit, e drejta ka një mënyrë, qejfin mund t’ia bësh si ta ketë qejfin ai, ka 101 mënyrë. E drejtë që falë kolegëve opozitarë, pa përjashtim.
Nënshkruan më 5 qershor një paçavure letër që duan ta shesin si zgjidhje. Listat e hapura nuk kanë qenë kërkesë e jona por e qytetarëve shqiptarë në 3 zgjedhje.
Ju thoni do ta mbrojmë gjininë femërore, zonjat, po të jetë ky qëllimi më lejoni të them i nderuar Rama që për 8 muaj do jemi në zgjedhje, nëse gardiani do miratojë zgjedhjet në shtator pas ndryshimeve kushtetuese”- deklaroi Murrizi.