Ish- deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza ndaj Bashës dhe Berishës. Në një intervistë televizive, i pyetur se çfarë pritet që të ndodh me Partinë Demokratike, tashmë edhe që kjo e funit humbi në zgjedhje, ai u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë që tëemëroj në krye të saj njerëz me kontribut në parti.
“Së pari, mendoj se Partia Demokratike duhet që tëçlirohet nga mekanizmi i të emëruarit të njerëzve në kupolën e saj pa pasur asnjë demokrat me vete. Pra, nëse nuk kthehet sistemi i votës, që unë besoj se nëpërmjet votës do të vlerësohet kontributi i gjithsecilit, Partia Demokratike nuk e mund dot PS në zgjedhje.
Nuk e mund dot me këtëmekanizëm dhe me këtë frymë të marrjes së njerzve për ti çuar në kupolën drejtuese të saj edhe pa asnjë kontribut në parti. Sepse mund të jesh një udhëheqës i madh, por nëse nuk të do njeri në krye të asaj partie. Shqiptarët i njohin mirë këta.
I thua për PS, ata thonë e dimë që janë hajdut ata, edhe për këta tjerët”, tha ai. Ndër të tjera, Murrizi u shpreh se lideri demokrat Basha ka një dosje në gjykatë. Ai theksoi, se edhe për Berishën , Amerika duhet që të nxjerr faktet se është i korruptuar.
“Nëse Berisha është shpallur “non grata” për qeverisjen kur ishte në pushtet, Lul Basha është në tavë. Nëse për 2 prillin akuzohet Gramoz Ruçi që ka qenë 48 ditë ministër i Brendshëm, pra pse 2 prillin e paska bërë Ruçi që ishte ministër dhe jo Fatos Nano që ishte kryeministër në atë kohë. Dhe tani, 21 janarin e paska bërë Berisha dhe nuk e paska bërë Luli që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë.
Për korrupsionin e di Amerika për Berishën që ka vjedh, po le ta bëjë publike thuaje kë vjedh këtë ke bërë atë, të gjitha le të ja thotë. Ndërsa, Basha ka një dosje në Gjykatën e Lartë për “Rrugën e Kombit” dhe nuk u përballë me gjyqësorin”, tha ai.