Pas anulimit të zgjedhjeve lokale nga presidenti Ilir Meta, socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij nga detyra.
Që pa u shkarkuar, teoritë në rrjet kanë filluar për të gjetur se kush do të jetë ai që do ta zëvëndësojë Metën.
Fotografi Agim Rama mendon se presidenti më i denjë për të zëvëndësuar Metën, është deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi. Po ashtu për Ramën nuk përjashtohet edhe emri i Lefter Kokës.
Ndërsa Shkëlzen Berisha ka shprehur me ironi se Metën duhet zëvëndësojë “Niçja i Shijakut”.