“Jo, nuk do e rrëzoja. Dua të them që ne si parti, pra LSI-ja, nuk kemi ndonjë kontakt shumë të madh me Vetëvendosjen e Kurtit apo LDK-në e Isa Mustafës. Më shumë kemi me partinë e Haradinajt dhe Thaçit, por ajo që do të thoja është se në një situatë të tillë nuk do e rrëzoja qeverinë.
Nuk do ta bëja sepse jemi një pikë në oqean, në këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Nga ana tjetër po të isha në vendin e Kurtit, nuk do të provokoja, por as nuk do të bija pre e provokimeve nga të tjetër, që sjellin ngjarje të tilla, deri në shkarkim qeverie. Këto akte, nuk marrin në qafë një lider apo një parti, por një popull të tërë.
Duhet të mendojmë për një strategji afatgjatë, kombëtare”, ishte përgjigjia e Monikës për një pyetje pa asnjë lidhje: A do e rrëzonit Edi Ramën siç bëri Isa me Albinin?… A thua se Rama është në koalicion me Monikën dhe qeveria mbahet me votat e saj. Por pyetsi bëri edhe pyetje surprizë vetëm për doktora: Situata e koronovirusit a ka rrezik…
“Mos e besoni koronavirusin, koronavirusi është një mashtrim që synon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Koronavirusi është një eksperiment social, për mua, që kërkon të ndryshojë sjelljen sociale te njerëzit për t’i kthyer nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në një sjellje virtuale dhe dixhitale.Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi ashtu siç krijohet panik nga e vërteta, të jeni të sigurtë që do të kishte vende më të zhvilluara se ne që do ta radikalizonin. Mjafton të shikoni disa vende si Suedia”, tha ndër të tjera Kryemadhi./Zathur.net