Nuk ka pse të ketë më dyshime se “nacionalistët” më të shprehur dhe më aktivë sot në Shqipëri dhe Kosovë, janë skuadrat e linçimit mediatik që kanë ushtri Sali Berisha dhe Albin Kurti!
Janë një dorë të keq edukuarish dhe marrëzisht agresivë, që duan të hipnotizojnë gjysmën e shqiptarëve dhe frikësojnë tjetrën! E kam fjalë se bashkimi i Albinit afër Anës së Malit drejt Sukobinës në Shkodër dhe Berishës nga Viçidoli në karakteret e tyre ndryshe, por me të përbashkët si sundimtar politik dhe filozofik, nuk e kanë kaq shumë me një nga Tirana ( Rama nga Vunoi) pra me një nga Shqipëria e të treve, por me perëndimorët!
Filozofikisht Kosova dhe Kosovarët, tentohen për tu përdorur nga dy burra majtistë bolshevikë që bëjnë sikur janë kundër atij burrit tjetër që është kryetar i PS-në në Shqipëri. Në fakt, si mendimtarë dhe filozofë të së majtës ekstreme si Berisha dhe Kurti nuk e kanë kaq shumë me Ramën. Sepse e dinë se nuk kanë aftësi ta lodhin as ta ulin. Ato e kanë në fakt sulmin ndaj amerikanëve dhe perëndimit.
Nacionalizmi i tyre si streha e fundit e maskarenjve është model i ditur prej kohësh! Ka një të keqe të madhe ky bashkim, sepse në se Berisha ka kryer punë me moshën e kaluar dhe dëmtimin e figurës së tij krim groteske në Shqipëri, Albini i burgut serb, prej nga ku nuk dilet mirë ose kur dilet ka diçka që shkon jo mirë, tani ka kapur majën e pushtetit në fëmijërinë politike kosovare. As e kanë problem fare Bregoviçin si Berisha dhe Kurti.
As që jua ndin fare. Kanë problem një politikë shqiptare të Shqipërisë që është dhe vazhdon të jetë proamerikane dhe pro europiane dhe pse ka marrë goditje si nga delirantët në Shqipëri dhe Kosovë dhe nga sidomos BE me marrëzitë e shtyrjeve për Shqipërinë dhe mos lejen për shengen për Kosovën.
Veprimet e Berishës me marrje pushteti me dhunë bolshevike si dikur në 1998 dhe bolshevizmat e Albinit me tymin lotsjellës në Kuvend, por dhe batutat bolshevike kudo i bëjnë dy miqtë Berisha dhe Kurti përfaqësuesit e antiamerikanizmit në Kosovë dhe Shqipëri. Duken nga mos aprovimet e marrëveshjeve në Kosovë dhe sulmet e Berishës ndaj USA në Shqipëri.
Të dy këto burra, kanë refrene antiamarikane dhe shpesh antieuroppiane qoftë me parimet e kombit dhe po ashtu me ekonominë dhe marrëdhëniet mes ballkanasve. Nuk është se Kurti është në “rrugë për të marrë namin e Ramës”! Ai nuk do të bëhet kurrë si Rama! Problemi është “antimarikanizmi” i theksuar i VV dhe atij personalisht!
Problem është mënyra bolshevike në trajtimin e konceptit kombëtar dhe shtetëror. Mënyra për të pastruar armiqtë e brendshëm dhe ngjallur konflikt mes shqiptarësh për pushtetin e sovjetëve të Berishës në Shqipëri dhe Kurtit në Kosovë. Janë njësoj si njëri tjetri. Berisha i zjarrtë dhe Kurti si kërcu në xheste, por mendimet bolshevike janë pothuaj njësoj dhe pa shumë kujdes mediatik.
Këto i kupton dhe i merr vesh çdo njeri me mend në krye. Janë njësoj për sa i përket dhe militantëve mediatikë dhe në rrugë. Janë vrastarë, gojë ndyrë dhe sidomos anti shqiptar në konceptet e përdorimit të një nacionalizmi që shpall shqiptarët, tradhtarë të shqiptarëve. Që fusin vëllavrasjen e ngritur në tempull po prej tyre. Që bëjnë më të fuqishëm serbët me anën e grindjeve mes shqiptarëve.
Që njohin serbët sepse kanë jetuar me to mbi 100 vite dhe nuk njohin dhe nuk duan të njohin njerëzit e një gjaku që janë shqiptarët. Që urrejnë mënyrat e sotme mes shqiptarëve duke vënë si “internacionalizëm” pikërisht nacionalizmin idiot, të dy newbolshevikëve SB dhe AK. Bolshevikë më agresivë dhe bolshevikë në zgjidhje ekonomike agrare.
Bolshvikë pse në Shqipëri ka SB njeriun e 7501 dhe të puçeve të shtetit plus vitin 1997 por dhe Gërdecin e 11 janarit. Bolshevikë si Kurti për tezat e tij ekonomike dhe nacional majtizmin ose një si fashistoidizëm gjysmë i rrezikshëm për në Shqipëri. Po, sepse në Shqipëri kur zgjohen nuk ka më asnjë forcë ti ndalë në modernitetin dhe lirinë e tyre. /Nga Besi Bekteshi