Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar bisedën me Nar Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka pas arrestimit të këtij të fundit lidhur me inceneratorin e Elbasanit.
Gjatë një interviste në Abc Neës, Hoxha tha se edhe Klodia Zoto dhe Stela Gugallja nuk janë larguar nga Shqipëria.
Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:
Një nga pronat e sekuestruara është kantina e pijeve Skënderbeu. Unë dua të jap vetëm 2 gjëra që më ranë në sy, së pari këto lloj arrestimesh kryhen me një skuadër të ngushtë të BKH me njësi të caktuara të policisë kryesisht janë njësi civile që marrin një objektiv dhe e mbajnë në vëzhgim para se të marrin vendimin e gjykatës.
Koka u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra ai është në Shqipëri. Edhe fakti që policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri.
Personi i 3 Stela, thuhet se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë është jashtë.
Nëse u arrestua i pari Koka pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar 2 të tjerët? A ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta 2 të tjerët i morën masat?
Nga kontakti me Nar Kokën, një personazh shumë kontravers e kam pyetur në lidhje me arrestimin, atij i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja 2 orë. E pyeta a keni pasur dijeni? Nari më tha “na thanë po na ka ardhur një informacion para 4 ditësh dhe vëllai zgjodhi këtë, që të mos largohej”, tha Hoxha.