Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy deklaroi sot se Rusia po bombardon zonat e banuara në Ukrainë, por paralajmëroi se ata do të luftojnë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin e tyre.
“Nata e kaluar në Ukrainë ishte brutale, përsëri të shtëna, përsëri bombardime të zonave të banuara, infrastrukturës civile.
Sot nuk ka asnjë gjë në vend që pushtuesit të mos e konsiderojnë si objektiv të pranueshëm. Ata luftojnë kundër të gjithëve. Ata luftojnë kundër të gjitha gjallesave, kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit dhe madje edhe kundër ambulancave”, tha Zelensky.
Ai shtoi se forcat ruse “po gjuanin raketa në të gjitha qytetet në të cilat nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë infrastrukturë ushtarake. Vasylkiv, Kiev, Chernigiv, Sumy, Kharkiv dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë po jetojnë në kushte që u përjetuan për herë të fundit në tokat tona gjatë Luftës së Dytë Botërore”.