Policia greke njofton se ka arrestuar 3 infermiere shqiptare në Spitalin publik të Janinës Haxhikosta. Lajmi është publikuar edhe në disa media të shtetit fqinj.
Bashkë me infermieret nga Shqipëria janë shoqëruar edhe dy vajza me të njëjtin profesion nga Bullgaria në këtë spital. Sipas burimeve paraprake mësohet se punonjëset e spitalit nuk kishin dokumentacion për të punuar në spital .
Vijojnë hetimet sesi ato kishin arritur të punësoheshin në spitalin e Janinës pa pasur dokumentacionin përkatës, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse ato do të kthehen në Shqipëri, apo do të përballen me drejtësinë greke.