Lëvizja Rinore për Integrim duket se nuk i ka marrë aspak parasysh rregullat e reja të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Ndonëse është e ndaluar që të grumbullohen më shumë se10 veta në një ambient të hapura ose të mbyllur, LRI vijon ta thyej këtë rregull. Në një video të publikuar nga kryetarja e LRI-së, Florida Kërpaçi të rinjtë shihen grumbull me njëri tjetrin, pa distancë e mbi të gjitha pa maskë.
“21 nëntor të rinjtë e Tiranës do të votojnë për fitoren e 25 prillit. Tirana shtëpia juaj”, shkruan Floida Kërpaçi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e mendimit se COVID nuk ekziston dhe se ai nuk ‘futet në LSI’, edhe pse ka rezultuar e kundërta. Disa nga drejtuesit kryesore të kësaj force politike si Nora Malaj,Petrit Vasali, Klajda Gjosha dhe një pjesë e madhe të pa deklaruar, janë infektuar, madje Nora shpëtoi mrekullisht, falë përkushtimit dhe kapjes së sëmundjes në fazën fillestare nga mjeku i familjes.