Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar, Pirro Mani i ka prekur të gjithë. Për këtë humbje të madhe të artit shqiptar ka reaguar edhe këngëtari Elton Deda.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Deda shkruan se do t’i jetë mirënjohës Pirro Manit për dashurinë që i dha, ndërsa theksoi se madhështia e tij nuk ka fund.
“Fluturo tashme me engjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot.
Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg.
Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!”, shkruan Elton Deda.