Ndërkombëtarët duket se po rrisin presionet ndaj Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet në nivele të larta. KE publikoi javën që kaloi një raport për Ballkanin Perëndimor, kur pjesë ishte edhe Shqipëria, për të cilën raporti vendoste theksin tek lufta kundër k.orrupsionit, vijimi me reformën në drejtësi dhe në veçanti puna që po bën SPAK me zyrtarët e lartë të k.orruptuar.
Ndërkombëtarët nënvizojnë në raport se tendenca për të luftuar k.rimin ka qenë në rritje, pasi hetimet kanë vazhduar, ka pasur edhe ndjekje penale si dhe dënime në luftën kundër k.orrupsionit, por ajo që kanë vënë re ndërkombëtarët dhe që e theksojnë në raport, është se dënimet për zyrtarët e nivelit të lartë mungojnë.
KE thekson se kjo situatë duhet të ndryshojë, duke dhënë kësisoj një alarm për zyrtarët e k.orruptuar si dhe për SPAK që të nisë nga puna sa më parë.
“Në shkurt të vitit 2019, Shqipëria miratoi një Strategji të re Kombëtare për Armët e Vogla dhe Armët e Lehta për periudhën 2019-2024. Një pikë me armë zjarri u krijua në Prill 2019, por ende duhet të jetë plotësisht i integruar në strukturën e policisë për t’u bërë plotësisht operacional.
Në 2018 dhe 2019, Shqipëria ndërmori një numër veprimesh legjislative për të përmirësuar ligjin në fushën e k.orrupsionit. Tendenca e përgjithshme është pozitive, për sa i përket rekordit të rezultateve me hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet në luftën kundër k.orrupsionit, të vazhdojnë, megjithëse dënimet përfundimtare për zyrtarët e nivelit të lartë mbeten të rralla”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Më tej kërkohet që të nisë sa më parë lufta ndaj k.orrupsionit në nivele të larta.
Reforma në drejtësi
Raporti bën me dije se vetingu ka funksionuar madje edhe në kushtet e vështira që krijoi koronavirusi. Më tej KE vëren se, sa i takon reformës në drejtësi, rezultatet e saj janë thelbësore dhe po rikthejnë besimin e publikut tek gjyqësori. “Shqipëria po ndjek një reformë të plotë dhe gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila synon forcimin e përpjekjeve të përg-jithshme për të luftuar k.orrupsionin dhe k.rimin e organizuar.
Kjo reformë gjithashtu përfshin rivlerësimin e përkohshëm të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu), i cili ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, duke prodhuar rezultate të prekshme. Verifikimi ka vazhduar përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19. Edhe pse seancat dëgji-more u pezulluan përkohësisht për shkak të mbylljes së aktiviteteve hetimore për dosjet e verifikimit kanë vazhduar përmes shkëmbimeve të larta.
Seancat dëgjimore të verifi-kimit filluan më 3 qershor 2020. Në përgjithësi, 64% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri më tani kanë rezultuar me shkarkime ose dorëheqje vullnetare nga ana e vlerësuesit. Procesi i verifikimit dhe rezultatet e tij mbeten thelbësore për të rikthyer besimin e publikut në gjyqësor dhe organet përmbarimore të shtetit”, thuhet në raportin e KE.
Alarmi për grupet k.riminale
Ndërkaq ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin edhe për grupet k.riminale, ku ata theksojnë se grupet e k.rimit në Shqipëri janë ndër më aktivët dhe veçojnë faktin se nuk janë vetëm grupe k.riminale, por aty janë të përfshirë edhe politikanë.
“Grupet e k.rimit të organizuar që flasin shqip janë k.riminalo-politikë dhe janë veçanërisht aktivë në një gamë të gjerë veprimtarish k.riminale në BE, megjithëse ato nuk mund të lidhen me Shqipërinë ose me shtetasit shqiptarë. Sipas Europol, shtetasit shqiptarë janë ndër më të dyshuarit, më shpesh të raportuar për vepra të rënda penale”, thotë KE.