Historia e 18-vjeçares, Lorena Bërdufi, është historia e një vajze të bukur, me një fund tragjik. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa kompeticione të bukurisë si “Miss Kavaja” në qytetin e saj dhe së fundi në “Miss Univers Albania 2023”.
Lorena Bërdufi, ndërroi jetë në mëngjesin e 25 janarit, atëherë kur zemra e saj pësoi goditjen fatale. Historia përsëritet për familjen Bërdufi, pasi ata kanë humbur vajzën tjetër më të vogël në të njëjtat rrethana.
Këtë të hënë ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, mjeku kardiolog, Elton Qeli, i cili ka folur për rastin tragjik dhe për atakun kardiak në përgjithësi. Ai u shpreh se në rastin e dy motrave, të cilat kanë ndërruar jetë nga i njëjti shkak, problemi është gjenetik.
Rudina Magjistari: Si shpjegohet që të dyja motrave u ka ndodhur e njëjta gjë? Duke se diçka gjenetike, besoj që duhet të ketë në mes, megjithatë, fakti që ataku kardiak shfaqet në mosha kaq të reja, çfarë mund të themi nga këndvështrimi juaj?
Elton Qeli: Përshëndetje Rudina, ngushëllime të ndjera familjes, për këtë humbje të 2-fishtë. Përtej kësaj ngjarje, unë doja ta cekja si fenomen të përgjithshëm, problemin e vdekjeve të papritura në mosha të reja, sepse vërtetë është një fenomen shumë shqetësues, që gjithmonë e më shumë po rritet. Faktikisht, në moshat e reja bëhet fjalë për subjekte nën 35 vjeç, të cilat bëjnë vdekje të papritura.
Përgjithësisht mendohet, të paktën sipas literaturës, që shkaqet kryesore për këto mund të jenë probleme gjenetike. Pra, janë sëmundje gjenetike të cilat prekin qoftë muskulin e zemrës, qoftë sistemin e kanaleve elektrike në brendësi të zemrës, të cilat shoqërohen ndonjëherë edhe pa simptoma ose pa shenja paralajmëruese, me humbje të jetës në mosha të reja.
Rudina Magjistari: Megjithatë, në këtë rast duhet të jetë shumë prezent edhe faktori gjenetik apo jo, në rastin e dy motrave, që i ka bërë të ndahen nga jeta kaq herët?
Surge in Measles Cases in UK Comes Amid Plummeting Vaccination Rate
Keep Watching
Elton Qeli: Besoj se po, sepse janë dy vajza në moshë shumë të re, të së njëjtës familje, ku patjetër problemi gjenetik është evident në këtë rast. Është ndryshe nga rastet që ne jemi mësuar të shohim mbi 40 apo 45, që bëjnë vdekje kardiake të papritura në bazë të sëmundjeve. Domethënë, baza kryesore e këtyre çrregullimeve në mosha kaq të reja, përgjithësisht është faktori gjenetik.