Marisa Paredes, një aktore e mirënjohur spanjolle e cila arriti famë ndërkombëtare duke luajtur në shumë filma të regjisorit Pedro Almodovar, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Aktorja ikonë ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spitalin Fundación Jiménez Díaz në Madrid. Aktorja u dërgua me urgjencë në spital në mbrëmje pasi nuk ndihej mirë, por nuk ia doli të shpëtonte.
Paredes filloi të aktrojë në moshën 14-vjeçare ndërsa ndër vite u shfaq në më shumë se 75 filma gjatë karrierës së saj, duke përfshirë “All About My Mother” të Almodovar, “The Floëer of my Secret” dhe “High Heels”, duke fituar emrin “Almodovar’s girl”.
“Kinemaja spanjolle ka mbetur pa një nga aktoret më ikonike, Marisa Paredes”, – thuhet në një deklaratë të Akademisë Spanjolle të Kinemasë.
Edhe kryeministri Pedro Sanchez reagoi në X ku shprehej se ishte “i shkatërruar” nga vdekja e Paredes, “një nga aktoret më të rëndësishme që ka prodhuar vendi ynë”.
“Prania e saj në kinema dhe teatër dhe përkushtimi i saj ndaj demokracisë do të jetë shembull për brezat e ardhshëm. Një përqafim i përzemërt për familjen dhe të dashurit e saj. Faleminderit Marisa.”