Një ndërtues, Eduart Reçi është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Faik Konica’ në Tiranë. 52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.
Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari është qëlluar pranë një pallati që ka ndërtuar në rrugën ‘Faik Konica’. Reçi rezulton pronar i ELGM.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur së ndodhur rreth orës 23:00 të 13 nëntorit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarje, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe plagosja ka ndodhur pranë një lokali.
Policia në një reagim të parë për ngjarjen thotë se po punohet për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit/ëve.