Ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar, policia rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të shmangur çdo incident të mundshëm, sidomos në fundjavë.
Sipas policisë nga verifikimet në terren janë evidentuar një numër i lartë shkeljesh, ku nga rrezikshmëria vlen të përmenden disa raste, si ai i rrugës “Ferit Xhajko” ku shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë që në automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmijë të mitur.
Në rrugën e “Kavajës” shpejtësia e lëvizjes së automjeteve varionte nga 93 km/h deri në 99 km/h, ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h.
Gjithashtu shton policia janë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 persona, nga te cilët 4 në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi. Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera./ Top Channel