Një grup i ekstremit të djathtë duke thirrur ‘t’i djegim ata të gjallë’ ka nisur një sulm të dhunshëm ndaj emigrantëve në ishullin grek të Lesbos.
Dhuna shpërtheu mbrëmë vonë pasi anëtarët e Lëvizjes Patriotike radikale u mblodhën në sheshin qendror të qytetit kryesor të ishulli ttë Mitilenit. Pavarësisht pranisë së policisë, protesta u përshkallëzua, ku protestuesit hodhën shishe, ndezën kazanët e plehrave dhe bërtisnin “ti djegim ato të gjallë”.
Shumë njerëz u plagosën ndërsa sulmuan afganët, kërkuesit e azilit, të cilët kishin organizuar një protestë paqësore kundër kushteve të tyre të pabarabarta të jetesës në ishull.
Tensionet u ndezën më tej kur aktivistët e krahut të majtë mbërritën për të mbrojtur emigrantët dhe filluan të luftonin me mbështetësit e ekstremit të djathtë.
Përleshjet u përplasën gjithë natën derisa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të evakuar sheshin, duke i detyruar afganët të ktheheshin në kampet e tyre./Shqiptarja.com