Petrit Vasili thotë se populli nuk i njeh më institucionet e drejtësisë pasi sipas tij nuk duhet të ndiqeshin penalisht deputetët që iniciuan bllokimin e rrugëve ditën e enjte.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, nënvizon se prokuroria ka zgjedhur të mbrojë gangësterët dhe nuk hap dosjen e zezë të korrupsionit të qeverisë Rama II.
“Prokuroria perfundimisht kunder popullit dhe eshte bere si zyre e narkoqeverise.
Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit,kunder te drejtes, kunder ligjit.
Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjume duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.
Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine,qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise,por qecarreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike,per riparimin e catise pa leje,per riparimin e gardhit ne fshat,e ka humbur cdo besim te popullit.
Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise,” shprehet Vasili. (TemA)