Historia më poshtë është ajo e një gruaje që e rrahu të dashurën e partnerit dhe më pas u largua tek e ëma.
“Telefoni i partnerit ishte me kod. Por asnjëherë nuk kam menduar se përse i duhej kjo siguri, kur midis nesh nuk kishte sekrete. Ne të dy kemi dy vajza dhe vija duart në zjarr se burrat e të tjerave e tepronin, por jo i imi. Mund të them se ishte një aktor i mirë për disa vite derisa zbulova lidhjen jashtë martesore”
Kështu e nis rrëfimin A. K, një 48 vjeçare që përfundoi në komisariatin numër tre mbasi goditi R. V. një 26 vjeçare nga Fieri dhe me profesion parukiere.
Historia 6 vjeçare u zbulua krejt rastësisht nga nëna e dy vajzave që nuk kishte konstatuar dh as nuhatur luhatje në marrëdhënie e madje ndihej grua e lumtur.
“Në një nga ditët kishte harruar Facebook hapur në laptopin e vajzës sonë të madhe. Mbase nuk kishte klikuar sign out.
Po klikoja për të kryer një porosi on line, kur pashë llogarinë e burrit. E hapa. Ajo ditë ishte befasuese. Ai kishte flirt me një vajzë të re, që e komplimentonte, pastaj në muajt vazhdues ata ishin afruar, dhe më pas komunikimi i tyre në inbox ndërpritej. Në Facebook njoha një burrë tjetër, që nuk ishte bashkëshorti që kam, i cili sillej me këtë vajzë sikur asnjëra nga në të tria nuk ekzistonim”.
Ky zbulim ishte i tmerrshëm dhe ndaj vendosa të hakmerrem. I gjeta adresën, me durim bëra edhe unë planet e mia dhe një ditë mbasi hyra si kliente e madje ajo më krehu duke u dridhur, e rraha në sy të kursanteve”, ka thënë 48-vjeçarja në polici.
Nga ana e saj, parukieria vrapoi në polici, duke bërë denoncim jo vetëm për dhunën, por dhe se ju dëmtua imazhi dhe biznesi, duke thënë “Është një grua që duhej të merrej me të shoqin dhe jo me mua”.