Zelanda e Re po cilësohet si model suksesi në botë.Zelanda e Re ka regjisturar vetëm 1 rast infektimi në 24 orët e fundit, sipas raportimeve nga mediat atje.
Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situatës së pandemisë. Ky shtet për disa muaj me radhë nuk regjistroi asnjë rast, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën e shteteve të tjera që po përballen.
Njerëzit ndërkohë vazhdojnë aktivitete të tjera, si ecja në këmbë apo lëvizja me biçikletë, gjithmonë nëpër lagjet e tyre, ndërsa kanë fituar një kulturë të qëndrimit në një distancë prej disa metrash në radhë nëpër dyqane.
U deshën vetëm disa ditë që këto shenja të funksionojnë, ndërsa qëllimi i vendit është ai i “eliminimit” dhe jo ai i “mbajtjes në kontroll të virusit” që kanë sot shtetet perëndimore dhe SHBA-ja.
E këtë duket se po e arrin, pasiqë ky shtet që shumë muaj regjistron vetëm nga një rast në ditë.