• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ndodh në Itali! Nëna e mumifikuar në shtëpi prej disa vitesh, i biri maskohej si ajo për të marrë pensionin

November 25, 2025
in Bota

Flokë të shkurtra, por model femëror… pak grim, një këmishë, stil i viteve ’70, varëse me perla dhe vathë të stilit të vjetër. Në pamje të parë, një zonjë krejt normale. Por nëse e sheh pak më nga afër, pudra fsheh një lëkurë mashkulli dhe mosha nuk duket ajo e një 85-vjeçareje.

Detaje që nuk i shpëtuan punonjëses së gjendjes civile në Borgo Virgilio, një komunë pranë Mantovës (Itali), ku kjo “grua”, Graziella Dall’Oglio, u paraqit për të rinovuar kartën e identitetit.

Punonjësja e dalloi menjëherë dhe njoftoi eprorët, të cilët lajmëruan kryetarin e bashkisë dhe policinë lokale. Kështu nisi një hetim i brendshëm që krahasoi foton e bërë në komunë dy javë më parë, me atë të kartës së identitetit të skaduar 10 vjet më parë. Dyshimet u forcuan.

Ngjashmëria ishte e dukshme, por po aq e dukshme ishte që ajo nuk mund të ishte zonja Dall’Oglio, një shtëpiake e ve, bashkëshorti i së cilës, mjek, kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Në fakt ishte djali, një infermier aktualisht i papunë, që në versionin “Mrs. Doubtfire” ishte zëvendësuar me nënën. Arsyeja? Zonja kishte vdekur dhe ndoshta jo kohët e fundit, pasi nuk kishte pasur lajme për të prej disa vitesh.

Ndërkohë kishte lajme për pensionin e majmë që djali vazhdonte të merrte duke u shtirur si e ëma dhe duke paraqitur çdo vit një deklaratë të ardhurash në emrin e Graziella Dall’Oglio, jo e vogël: 53 mijë euro, fryt i pensionit të të shoqit mjek dhe të ardhurave nga pasuria e familjes, shtëpi dhe toka.

Historia pati një fund të habitshëm dhe makabër. Punonjësja e ftoi burrin të kthehej në zyrat e komunës për të përfunduar procedurën dhe policët e detyruan të pranonte maskimin.

“Duhet të bëjmë edhe një kontroll në shtëpinë tuaj”, shtuan ata.

“Bëni si të doni”, psherëtiu ai.

Dhe kur hynë në shtëpi, skena ishte tronditëse: në një dhomë ishte nëna, e mumifikuar./Corriere della Sera

Next Post

Gjergj Luca ngacmon Gridën për Salianjin: Ç’a kam thënë për Salianjin tat?! E du shumë! Duma: Po mua më ke vënë te restoranti me të?

Kujtesë për SPAK / Biznesmenët në dosjen Panama Papers dhe kompanitë e tyre. Çfarë fshehin në offshore?

Muçi “ndez” më në fund me Trabzonspor, realizon dy golat e parë në fitoren ndaj Basaksehir (Video)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved