Kreu i qeverisë, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka prezantuar platformën digjitale e-Transport, për transportin rrugor ndërqytetës.Rama shkruan se kjo është e e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës.
Më tej ai sqaron se kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.
MIRËMËNGJES
Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.
Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!
Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit
APLIKACIONI FALAS për:520 linja, 242 operatorë, 2,282 mjete.