Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë vetëm 1 votë nga të dënuarit.
Sipas KQZ-së, në procesin e dhjetë për deputetë që nga viti 1991 në Shqipëri, ministrja Gjonaj është e vetmja që nuk ka pasur “mbështetjen” e të dënuarve. Pra, qenia titullare e këtij dikasteri autoritet të burgjeve, nuk i ka shërbyer dhe dëshmon ndikimin “zero” në zgjedhjet e të dënuarve me të drejtë vote.
KQZ thekson se “nga gjashtë institucione të riedukimit, burgje, të qarkut të Tiranës, Gjonaj ka marrë 1 votë të të dënuarve në Rrogozhinë”.
Te burgu te “Mine Peza” dhe “313”, asnjë votë nuk u dha për ministren Gjonaj si dhe po ashtu nga të dënuarit me regjimin “41 Biss”.