Kryebashkiaku i Lezhës ka paditur në gjykatë Mark Markun, pasi ky i fundit e akuzoi se ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.
Në dokumentin e siguruar, mësohet se Ndreu ka kërkuar një dëmshpërblim financiar nga Marku prej 5 mln lekësh, pasi sipas tij ajo akuzë e bërë nga deputeti i zgjedhur i PD-së është shpifje.
Më herët këto akuza Ndreu i quajti si lajthitje dhe fantazi idiote që nuk i takon t’i thotë një profesor.
“Nuk janë akuza të forta por lajthitje të forta. Jam i shokuar në nivelin ku ka rënë profesor Marku. Të jesh politikan dhe të flasësh përçart është e dhimbshme. Të gjitha ato që ka thënë janë broçkulla. Të gjitha ato që ka thënë nuk janë të vërteta”, tha më herët Ndreu.