Ky është ligji i reformës në drejtësi, që pjellë pa drejtësinë më të madhe, ligj që edhe në kohët e diktaturës nuk do guxonte kush ta kthnte gjykimin në nje sallë berberhaneje, ku të pret mjeshtri me brisk e gërshër në dorë.
Ligji Nr. 46/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dispozita mbi përbërjen e trupit gjykues është ndryshuar dhe parashikon se cështjet penale të gjykuara nga gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar gjykohen nga një trup gjykues i përbërë nga 5 gjyqtarë është shfuqizuar në mënyrë që edhe këto çështje të shqyrtohen nga një trup gjykues i përbërë nga 3 gjyqtarë.
Po në fakt ky është një krim dhe minim i drejtësisë. Trup gjykuese me një anëtarë nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Edhe në kohëne diktaturë trupa gjykuesi kishte në përbërjen e saj jo më pak se tre anëtarë.
Si është e mundur që të presësh drejtësi nga një person i vetëm vetëm se ka lexuar ca flet mbi legjilacionin dhe jurisprudencën, të konsiderohet ligjshmëri? Si është e mundur që jeta e dhjetra njerzve si në rastin e Erion Veliajt me një impakt të madh në shoqëri dhe me një interes të madh publik. ku përveç kryetarit janë të akuzuar dhe njerëz të tjerë të bznesit që nga bashkëshortja e tij dhe pesë biznesmen të fuqishëm në fushën e ndërtimit, ta kenë jetën aktivitetin dhe pasurine tyre në dorë të një gjyqtari me emrin Engert Pëllumbi. A po harruam ky Pëllumbi ka pëkthyer Falkonen dhe natyrisht shikon ëndrra… si imitues.
Farsë 3 ditore gjyqësore se gjoja ky Pëllumbi po bënte drejtësi nuk ishte parë kurrë, vetëm kur gjyqtarët e Hoxhës me prokurorët e Çelës jo këtij Olsit, dënonin armiqtë e “kllasës” me altoporlant dhe gjyqe publike, për të mashtruar opinioni, i cili e di mirë se çfarë ndodh kur drejtësia lihet në dorën e një individi, pavarësisht se sa kapacitet ka, gjë që edhe kjo ështe hipotetik.
Një individ sado i lexuar të jetë, kurrë nuk mund të shkëlqej në të gjitha fushat dhe mendim i tij është shumë herë i gabuar.
Më skandaloz është përdorimi i ligjit në menyrë kriminale duke e deformuar dhe duke e lënë evaziv ligjin për trupat gjykuese
Neni 24/ Trupat gjykues
(Ndryshuar neni me ligjin nr. 46/2021, datë 23.3.2021)
Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe të apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe gjykata e posaçme, për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të shkallës së parë dhe të apelit, gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar, ose me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë, sipas parashikimeve të ligjeve procedurale, përveç rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe.
Kush është e vërteta ligji Themelor lartë apo ky i publikuar nga gjykata dhe përse ky ligj kaq i rëndësishëm është coptuar si kokoshi një thelë, por në një armë të frikshme në duart e gjithfarë palaçoje, që askush nuk e di se si ka arritur të emërohet gjyqtarë nga vettingu i reformës qesharake?
Këtë përgjigjie vetëm analfabetët funksional të kartonave në parlament mund ta japin, që e kanë gjetur të rëndësishme që nga pesë veta në një trup gjykues t’i zbresin në tre dhe në fund një askush …sepse aq vlen mendimi dhe vendimi i tij, shkatërron dhe vret familje të tëra me “trimërit” e tij antiligjore./Ekskluzive.al