• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Në Gjermani secili për vete, Peleshi dhe demokratët me agjenda të ndryshme në Berlin

March 18, 2026
in Aktualitet, Debat

As Gjermania nuk arrin të bashkojë demokratët dhe socialistët. Këtë javë, deputetë nga të dyja krahët fluturojnë drejt Berlinit, një pjesë e tyre për takime zyrtare në Bundestag, ndërsa pjesa tjetër për takime me partinë simotër të CDU-së.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se në delegacionin e Parlamentit, kryetari Niko Peleshi ka marrë me vete tre socialistë: Taulant Ballën, Erion Malajn dhe Iris Luarasin. Ndërsa nga opozita ka përzgjedhur Edmond Haxhinaston e Partisë së Lirisë dhe Redi Muçin e Lëvizjes Bashkë.

Në këtë delegacion mungon përfaqësimi i Partisë Demokratike, të cilët, të pyetur nga A2CNN, shprehen se nuk janë thirrur nga Kryetari i Kuvendit. Për këtë mungesë, Niko Peleshi dha një shpjegim kur u kontaktua nga A2.

Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit:

“Kemi dy deputetë të opozitës. E gjykoj të arsyeshme të përfshij deputetë të ndryshëm nga të gjitha krahët e politikës në delegacionet e vizitave zyrtare”.

Delegacioni i Parlamentit gjatë ditës së enjte do të ketë takime me Presidenten e Bundestagut, me grupin e miqësisë Shqipëri–Gjermani, si dhe me kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane.

Edhe pse Peleshi nuk i ka përfshirë në delegacionin zyrtar, tre deputetë të PD-së – Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, ndodhen në Berlin për takime me përfaqësues të CDU-së.

Kreu i grupit demokrat shkroi në rrjetet sociale pas takimit me zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane, se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq sa i përket integrimit.

Gazment Bardhi, kryetar i grupit të PD-së:

“Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore që pengon avancimin real të vendit drejt Bashkimit Europian. Një kulturë politike që shndërrohet në mburojë për korrupsionin jo vetëm dëmton besimin e qytetarëve, por edhe bllokon progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit”.

Shqipëria po kalon një moment të vështirë në Bruksel, pasi disa vende anëtare me peshë në vendimmarrjet e BE-së, mes të cilave raportohet se është edhe Gjermania, nuk po japin miratimin që vendi ynë të marrë një vlerësim pozitiv për standardet e ndërmjetme në fushën e shtetit të së drejtës dhe funksionimit të demokracisë, i njohur ndryshe si IBAR.

Sipas burimeve, ky skepticizëm lidhet me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe me vendimin që mori mazhoranca socialiste ndaj kërkesës së SPAK për imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Balluku.

Next Post

Komisioni Europian ndez dritën jeshile për mbyllja e negociatave me Shqipërinë, tani topi tek vendet anëtare

"AlbTreis, një kompani shqiptare në ortakëri me arabët"! Rama: Do të gjurmojë naftën, kur futet në port dhe atë që del në kufi për të groposur evazionin dhe evazionistët

Një lidhje e konsoliduar: Kush është këngëtarja në krah të djalit të çiftit Meta-Kryemadhit?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved