Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka dalë me një deklaratë të fortë ironike mëngjesin e sotëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Spahiu shkruan se nuk njeh asnjë person që ka votuar LSI. Sipas tij, votuesve të LSI iu vjen aq shumë turp sa nuk e pranojnë që e kanë votuar këtë parti.
“Në jetë s’njoh askënd që ka votuar LSI.
Aq shumë turp u vjen, sa nuk e pranojnë!”, shkruan Spahiu.
Ndërkohë që nuk mungojnë edhe komentet e qytetarëve në këtë postim që shkruajnë se LSI i ka votat të blera.