Marrëdhënia motër-vëlla është nga ato lidhjet që zgjasin përgjithmonë. Përveç gjakut i lidh dashuria, familja por edhe puna. Tek motra apo tek vëllai gjen atë që të mungon, mbrojtjen mbështetjen, forcën, kritikat, me pak fjalë atë dashurinë pa kushte. Sot do të flasim për marrëdhëniet motër-vëlla të personazheve publik. Përveç gjakut, familjes, ata i lidh dhe puna. Disa nga vipat shqiptar ndajnë të njëjtën karrierë artistike me vëllain ose motrën.Pavarësisht famës dhe suksesit ata janë të lumtur dhe jo xhelozë për arritjet e njërit apo tjetrit. E duke e marrë nga kjo anë ata shfaqin një marrëdhënie model, një shembull për tu ndjekur. Më poshtë kemi listuar disa nga marrëdhëniet më model dhe me dedikime me fjalë shpirti të viapve shqiptarë për motrat apo vëllezërit e tyre:
Gerta Mahmutaj: ‘Përveç faktit se është lidhja e gjakut, fakti që ndan skenën me vëllain e bën përvojën më emocionuese, por edhe më të lehtë. Nuk jemi xhelozë për njëri-tjetrin. E kam ndihmuar por edhe ai mua. Rrahim të njëjtat mendime. Jemi shumë të ngjashëm. Klejti është mbështetja ime. Dua që ai të japë më të mirën. Fëmijëria jonë ka qenë shumë e bukur. ‘
Olta dhe Stivi Boka
Stivi Boka: ‘Dashuria më e madhe që ekziston, një shpirt në dy trupa. Kur ne të krijojmë familjet tona përkatëse do të blejmë një shtëpi ku do të jetojmë së bashku. Kur isha i vogël ajo bënte shaka me mua dhe unë gjithmonë qaja. Stivi është i humbur pa ty Olta.’
Remzie dhe Nexhat Osmani
Ata janë këngëtarë të njohur të muzikës popullore , por gjithashtu janë dhe vëlla e motër. Gjatë një emisionit ata treguan se më shumë kalojnë kohë bashkë për shkak edhe të punës se sa me familjet e tyre. Por shpesh bëhen bashkë për të kaluar kohë edhe me familjet e tyre.
Juli dhe Frederik Ndoci
Juli: ‘Nuk e kuptoj dot këngën pa Frederikun. Ai është gjysma ime dhe më plotëson.’
Inis dhe Ingrid Gjoni
Ingrid gjoni: ‘Nuk bëjmë dot pa njëra-tjetrën. Nëse një nga ne mungon ndihemi si të përgjysmuara.’
Stine dhe Alida Duka
Alida Duka: ‘Stine është pika ime më e dobët. Unë dhe Nesti jemi më të veçantit, të ëmblit, mistrecat dhe ‘shejtanat’. Unë e di që Nesti ma di tipin dhe çdo gjë tjetër.’
Elia dhe Amos Zaharia
Amos Zaharia: ‘Ajo gjithmonë ka pasur një shpirt princeshe edhe pa u martuar me një princ.’