SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë. Deri më tani raportohet për disa të arrestuar në Tiranë. Në kuadër të operacionit të SPAK, është shoqëruar në polici edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.
Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve ka edhe ish-punonjës të tjerë të Policisë.
Mbi 11 të dyshuarit që janë zbuluar nga komunikimet në aplikacionin SKY-ECC rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.