Kryeministri Edi Rama, ka ndare me ndjekesit e tij ne profilin e FB nje video, ndersa ka shkuar te vizitoje personalisht nje familje ne Shijak, e cila jeton ne nje shtepi krejtesisht te rrenuar.
Jete ne kushte te tmerrshme ajo qe ben familja e Hysen Zhupanit ne Shijak, ku burre-grua dhe tre femije jetojne nen rrenoja.
“Do shihemi shpejt, para se te vije dimri, do ta rindertojme. Ta kisha dhene fjalen qe do vija, por nuk e prisja qe ishte kaq e tmerrshme”, u thote Rama.
“Mirëmëngjes, Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi 🙏”, shkruan kryeministri ne FB.